LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Komisioni nuk ka arritur ta argumentojë nëse Thaçi kishte dhënë urdhër për deportimin e gjashtë shtetasve turq

Nitaj: Komisioni nuk ka arritur ta argumentojë nëse Thaçi kishte dhënë urdhër për deportimin e gjashtë shtetasve turq

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, që ka qenë edhe pjesë e komisionit hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq, tha se raporti që ky komision ka nxjerrë është korrekt, i saktë dhe se përfundimet dhe rekomandimet e nxjerra janë një bazë e fortë për ndryshimet e domosdoshme të kornizës ligjore që e rregullon këtë materie.

Po ashtu, ai tha se ndoshta është edhe një pistë shumë e përshtatshme për të adresuar përgjegjësitë e njerëzve që kanë qenë të përfshirë në këtë operacion.


Ai tha se komisioni asnjëherë nuk ka arritur të argumentojë se kush ka qenë urdhërdhënësi për deportimin e shtetasve turq.

“Ndoshta është raporti më cilësor që është shkruar ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe si të tillë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pa asnjë dyshim do ta votojë në unison. 31 shkeljet që janë evidentuar në raportin që po e trajtojmë sot janë argumentuar në komision një për një dhe unë mendoj që janë tepër të qëndrueshme. Ndërkaq se kush ka qenë i informuar për operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, se kush e ka ditur dhe kush nuk e ka ditur, se kush ka qenë urdhërdhënës, nëse ka qenë urdhërdhënësi ose nëse mbas gjithë kësaj ka qëndruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, unë nuk e di, por në fakt duhet ta pranojmë të gjithë këtu që komisioni hetimor nuk ka arritur ta argumentojë asnjërën prej këtyre pretendimeve. Prandaj, diskutimet që u dëgjuan se kush ka qenë i informuar janë absorbime individuale personale të deputetëve dhe unë vlerësoj që nuk janë pjesë e raportit dhe nuk i ndihmojnë votimit të raportit”, tha Nitaj.

​Konjufca: Presidenca, Policia dhe AKI, janë të përfshira në rastin e deportimit të shtetasve turq
Lexo po ashtu ​Konjufca: Presidenca, Policia dhe AKI, janë të përfshira në rastin e deportimit të shtetasve turq

Ai tha se kjo çështje ishte bërë temë e politikës dhe e përplasjeve ndërmjet PDK dhe partive opozitare në nivel të komisionit hetimor./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori