LAJMI I FUNDIT:

Nissan me videon e shkurtër paralajmëron Qashqain e rifreskuar

Nissan me videon e shkurtër paralajmëron Qashqain e rifreskuar

Nissan do t’ia prezantojë opinionit botëror Qashqai-n e rifreskuar nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë më 17 të këtij muaji.

Ndërkohë që pritet të zbulohen detajet e SUV-it të ri japonez, është publikuar një “teaser” që tregon disa nga ndryshimet në stilin dhe brendësinë e veturës, transmeton Telegrafi.


Në një video të shkurtër, të cilin mund ta shikoni më poshtë, Nissan dëshironte të shfaqte Qashqai MY 2024 duke theksuar disa nga risitë e ardhshme: para së gjithash dritat e reja LED.

Në brendësi, megjithatë, mund të shihni ekrane të reja të dedikuara për instrumentet dhe info-argëtimin: konkretisht, është ekrani i dytë që ka evoluar, është edhe më i madh dhe me kontrollet e përzgjedhjes së shpejtë të zhvendosur anash.

Qashqai i ri do të ketë gjithashtu kulm të ridizajnuar dhe një rifreskim të brendshëm, por ardhja e disa opsioneve të reja kushtuar rehatisë nuk mund të përjashtohen.

Nissan ende nuk ka bërë të ditur informacion në lidhje me motorin, por ka shumë të ngjarë që elektrifikimi do të mbetet gurthemeli i gamës falë teknologjisë E-Power.

Teknikët japonezë mund të kenë gjetur një mënyrë për ta bërë këtë sistem unik edhe më efikas. /Telegrafi/