LAJMI I FUNDIT:

Nissan nuk do ta lansojë versionin hibrid të modelit Rogue

Nissan nuk do ta lansojë versionin hibrid të modelit Rogue

Vetura më e shitur nga kjo kompani, nuk mund të lëvizë edhe me bateri

Këtë javë, Nissan ka bërë të ditura, çmimet që do t’i ketë një ndër modelet më të rrëndësishme për kompaninë, transmeton Telegrafi.


Shume opsion standarde përfshihen në të gjitha versionet, si opsioni më i rrëndësishëm si ai i sigurisë, derisa në listën e versioneve mungonte edhe Rogue hibrid.

Kevin Rafferty është zëdhënësi i Nissan, që ka konfirmuar se Nissan nuk do ta sjellë versionin hibrid, ndrësa do të fokusohet në formën e modelit më të shitur dhe Rogue Sport.

Makina hibride që arriti më 2017, ishte rivale me Toyota RAV4 dhe Ford Escape, të dyja hibride elektrike, por që nuk do të vazhdojë kështu edhe si model i vitit 2020. Largimi i tij pritet të jetë i përkohshëm, kohë gjatë së cilës, Nissan do të punojë që ta avancojë edhe më shumë.

Derisa modeli aktual Nissan Rogue hibrid kushton nga 23 mijë euro deri më 30 mijë euro, është model shumë i pëlqyer dhe i mirë. /Telegrafi/