LAJMI I FUNDIT:

Nissan mundëson të “shihet e padukshmja” në CES 2019 (Foto)

Nissan mundëson të “shihet e padukshmja” në CES 2019 (Foto)

Pamje se si do të duket vozitja e së ardhmes, apo edhe ndonjë model i ri

Prodhuesi japonez, ka bërë të ditur kohë më parë, përmes një mesazhi misterioz, se do të mundësoje të “shihet e padukshmja” pa bërë të ditur se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.


Në kohë ku kanë mbetur edhe dy ditë të fillimit të CES 2019, është bërë e ditur se Nissan do ta shfrytëzojë këtë aktivitet për teknologji, që ta bëjë një prezantim të rëndësishëm.

E tëra që dihet, është se kemi të bëjmë me imazhe nëpërmjet të cilave, do të tregohen versionet e mundshme, se si do të duket vozitja në të ardhme.

Këto do të shihen vetëm përmes platformave si tablete, apo shfaqje të ndryshme në projektor, por ka mundësi që të ketë edhe ndonjë video-lojë në ambiente që jepë ndjesi të vozitjes reale.

Mirëpo, ka mundësi që gjatë zhvillimit të CES, të shohin edhe ndonjë model të ri nga Nissan, që sipas të gjitha gjasave, mund të jetë makinë me teknologji të lartë. /Telegrafi/