LAJMI I FUNDIT:

Nissan Maxima me pamje dhe teknologji të re

Nissan Maxima me pamje dhe teknologji të re

Makinë me siguri të lartë dhe shumë stil, që nuk kushton shtrenjtë

Sedanët me katër dyer janë shumë të pëlqyer në treg, andaj të gjithë prodhuesit po punojnë që t’i bëjnë sa më sportivë dhe atraktivë, transmeton Telegrafi. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Nissan me modelin e ri të Maxima, që tani ka pamje dhe teknologji të re, derisa përformansa i ka mbetur thuajse e njëjtë.

Në brendi vazhdon ta ketë motorin e njëjtë me 3.0 litra që prodhon 300 kuaj fuqi, që i dërgon në rrotat e përparme në mënyrë automatike me transmisionin CVT. Pamjen e ka të ndryshuar si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme, me linja më të lehta, që ia bëjnë stilin shumë më të këndshëm.

Shoferi do të ketë shumë përparësi teknologjike, përshirë edhe një ekran të ndjeshëm në prekje si dhe Android Auto dhe Apple CarPlay. Vlerësimi për sigurinë e kësaj makine, ka marrë pikët më të lartë, si një makinë që në rast aksidenti ofron shumë siguri.

Blerja e Nissan Maxima nuk kushton shtrenjtë, pasi fillon nga 31 mijë euro, deri në 37,800 euro për më shumë opsione dhe pako më të mirë. /Telegrafi/