LAJMI I FUNDIT:

Nissan GT-R nga viti 1995, më i shtrenjti në botë

Nissan GT-R nga viti 1995, më i shtrenjti në botë

Ata që e shohin këtë Nissan GT-R i vitit 1996, lehtë mund ta paramendojnë se bëhet fjalë për modelin tipik R33, por në fakt bëhet fjalë për njësinë më të shpejtë në botë dhe të vetmen që gjendet në Amerikën e Veriut.

Ajo çfarë e dallon këtë njësi është historia e tij. Nissan në vitin 1996 iu bashkua kompanisë për modifikimin e veturave Nismo, në mënyrë që së bashku të prodhojnë GT-R Nismo 400R, transmeton Telegrafi.


Nismo është marrë me zhvillimin e motorit RB26DETT duke arritur të nxjerrë nga ai 400 kuaj-fuqi, që ishte tepër e madhe para 27 viteve.

Për t’u ballafaquar me fuqinë shtesë, Nismo zhvilloi frenat, e rezultati ishte R33 GT-R performancat e të cilit ishin të ngjashme me ato të Ferrari F40.

Por drejtori i departamentit të shitjes Top Rank Imports, Brian Jannusch është skeptik kur bëhet fjalë për çmimin e saktë të modelit Nissan GT-R Nismo 400 R.

Ai përmendi ankandin e fundit ku u arrit çmimi prej mbi 700 mijë euro, por më vonë në video tregoi se kishte parë një shofer në Japoni duke vozitur 400R.

Pronari i asaj veture mendonte se vlen rreth 300 mijë dollarë, dhe nuk mund të besonte kur Jannusch i tha se vlera e tij në fakt është katër herë më e lartë.

Gjithashtu, Jannusch tha se është vështirë të vlerësohet vetura për faktin se është një njësi shumë e rrallë.

Sipas të dhënave, ekzistojnë vetëm 40 vetura që rrallë gjenden në shitje. Njësia e shfaqur në video është një nga katër që janë lyer me ngjyrë hiri, e kaloi 30 mijë kilometra.

Është blerë nga koleksionuesi nga Kanadaja që me gjasë është i vetmi në Amerikën e Veriut. Posedimi i modelit Nissan GT-R Nismo R400 kërkon xhepa të thellë dhe durim.

Jannusch thotë se vetura së fundmi i është shitur një pronari të ri, dhe se shpreson se ai do të kënaqet me të dhe nuk do ta fsheh diku në garazh. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Kalo në kategori