LAJMI I FUNDIT:

Nisma për thirrjen e seancës së Kuvendit, Xhaferi ende pa përgjigje

Nisma për thirrjen e seancës së Kuvendit, Xhaferi ende pa përgjigje
Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

Kryetari i Kuvendit akoma nuk është prononcuar për kërkesën e 35 deputetëve të LSDM-së, Aleancës për Shqiptarët, Besës, Alternativës dhe deputetëve të pavarur për thirrjen e seancën së Kuvendit. Ndërkohë pas kërkesës së kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh mbi çështjen e kthimit të Kuvendit, presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA-n ka njoftuar se takimin do ta thërras në gjysmën e parë të muajit maj. Takim liderësh për këtë çështje kërkoi edhe BDI e cila nuk mbështet nismën e partnerit të koalicionit për kthimin e Kuvendit në funksion.

Nga Kabineti i presidentit thonë se në takim do të diskutohet edhe për zhvillimet politike në vend dhe kushtet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kundër këtij diskutimi është LSDM-ja nga ku thonë se në atë takim nuk duhet biseduar për zgjedhje.


“Ne mendojmë se assesi nuk duhet folur për zgjedhje. Ka kohë për to. Do të flasim kur të vij koha. Fokusi jonë është shëndetit qytetarëve dhe masat ekonomike, të ruajmë sa më shumë vende punë dhe bashkërisht ta kalojmë këtë krizë shëndetësore- deklaroi Kosta Petrov, Nënkryetar i LSDM-së.

Kryetari i Kuvendit tashmë disa ditë po mban peng kërkesën e deputetëve të LSDM-së për kthimin e Kuvendit në funksion. OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja janë deklaruar kundër thirrjes së seancës. Presidenti Pendarovski kërkon kthimin e ligjvënësit me qëllim miratimin e dy vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme. LSDM-ja thonë se pas kërkesës për seancë të Kuvendit nuk fshihet tendenca për kthimin e Qeverisë politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori