Ballkani e ka nisur mbarë edicionin pranveror në BKT Superligën e Kosovë në futboll.

Suharekasit kanë triumfuar me rezultat të thellë 4-1 përballë ish-finalistëve të Kupës së Kosovës, Dukagjinit të Klinës.


Vetëm pas 16 minutave lojë vendasit gjetën epërsinë, kur realizoi gol Meriton Korenica.

Në minutën e 29-të, suharekasit gjetën golin e qetësisë pasi Armend Thaqi shënoi për ta dyfishuar epërsinë.

Me dy gola epërsi të vendasve, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

240592430 2985593585011673 3786215846026700090 n

Kur kaluan 63 minuta lojë, Ballkani gjeti edhe golin e tretë e kësaj radhe realizoi mesfushori defensivë Kushtrim Gashi.

Mysafirët shënuan në minutën e 80-të për 3-1 me anë të Altin Merlakut, por gjashtë minuta më vonë Mevlan Zeka shënoi për 4-1.

Deri në fund më gola nuk pati dhe suharekasit morën tri pikë të mëdha në luftën për titull.

04DDE6D7 6912 414A A19E 6C81127967BA

Tani Ballkani zë vendin e dytë me 36 pikë sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë, derisa Dukagjini është e teta me 18 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Ballkani luan derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet, derisa Dukagjini pret Drenicën. /Telegrafi/

telegrafi sport app