Në Ohër, hotelierët kanë nisur t’i riparojnë dëmet që pësuan objektet e tyre nga moti i keq që goditi qytetin dhjetë ditë më parë. Nga valët e mëdha dhe era e fortë jugore më të prekura ishin platformat, tarracat e ndërtuara, si dhe një pjesë e inventarit, pasi që uji nga liqeni hyri në objekte. Ata thonë se duhet të përgatiten për periudhën e ardhshme, kur pritet një numër në rritje i turistëve.
“Ne e riparuam dëmin në llogarinë tonë. Ne duam të përgatitemi për festat e Pashkëve, dhe tani vjen vera, prandaj duhet të jemi gati. Dëmet janë mjaft të mëdha. Megjithëse menduam se do të kalojmë me më pak para, por kjo pasi të bëjmë llogari”thotë Ljupço Patçev, hotelier nga Ohri.
Edhe në të kaluarën thonë se ka pasur stuhi të tilla, por se dëmet nuk kanë qenë aq të mëdha.
Ka pasur stuhi, por nuk ka pasur platforma, prandaj dëmi tani është më i madh. Në vitin 1996 dhe 1963 ka pasur stuhi. Në vitin 1996, një pjesë e portit ishte rrënuar, por atëherë nuk kishte kaq kafene dhe restorante pranë liqenit dhe nuk kishte aq shumë dëme, shton ai.
Më shumë se 100 kërkesa për zhdëmtim nga personat juridik dhe fizik kanë ardhur në komisionin komunal për vlerësim të dëmeve.
“Sipas kërkesave të parashtruara nga personat juridikë dhe fizikë, e njëjta është vërejtur edhe në vendngjarje nga Komisioni. Pra, gjithçka që përmbajnë kërkesat me të vërtetë është e dëmtuar. Ne, si komision komunal, jemi të detyruar të vlerësojmë gjithçka që është raportuar, pavarësisht nëse është e ligjshme apo jo, ne duhet të bëjmë një vlerësim, sepse ajo është në përputhje me ligjin”, deklaroi Rade Veljanovski nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve.
Pasi të jetë bërë vlerësimi, këshilli i komunës duhet të japë dritë jeshile, dhe pastaj dërgohet në Komisionin republikan për vlerësimin e dëmeve, i cili do ta ketë fjalën përfundimtare nëse dhe në çfarë mase do të kompensohen subjektet.
Ndryshe, qytetarët e Ohrit kanë frikë nga një stuhi e re që mund të sjellë cikloni Aleksej, për të cilin njoftohet se do ta përfshijë rajonin e që do të pasohet me erë nga jugu dhe jugperëndimi si dhe me shi. Niveli i liqenit rritet çdo ditë dhe tashmë ka tejkaluar lartësinë e dytë maksimale prej 694 metra mbi nivelin e detit./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025