Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani vlerësoi sot Komisarin Artan Cuku pas vdekjes me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, duke thënë se ai kanë lënë gjurmë në jetën institucionale dhe administrative.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne, mes të cilëve ishte ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, drejtues të lartë policie, kolegë, bashkëpunëtorë dhe familjarët e të ndjerit, Presidenti Nishani u shpreh se
janë mbledhur për të kujtuar, për të nderuar, për të vlerësuar njeriun e dashur të zemrës për familjen e të afërmit, babain dhe bashkëshortin shembullor, mikun dhe shokun e devotshëm e të papërtuar, oficerin e lartë të Policisë së Shtetit, i cili u godit në mënyrë të pamëshirshme e të pabesë nga dora e zezë e krimit të organizuar.
Nishani tha se të gjithë ndihemi të rënduar nga kjo ngjarje, e cila mbylli jetën tokësore të një të riu, të një familjari simbol, të një komisari që u angazhua personalisht për kryerjen e detyrës që i kishte ngarkuar shteti në një betejë pakompromis ndaj së keqes.
“Unë sot nga pozicioni i Presidentit të Republikës, marrë të drejtën nga ligjet e vendit tim, për të nderuar figura të cilat kanë lënë gjurmë në jetën institucionale dhe administrative, por në të njëjtën kohë duke iu referuar rastit konkret, unë ndihem i privilegjuar pasi në praninë tuaj nderoj bashkëpunëtorin dhe mikun tim, një kontribues dhe shërbyes të denjë e të pazëvendësueshëm të shtetit dhe të vendit e shoqërisë sonë. Artan Cuku ishte dhe mbetet ne mendjen dhe bindjet e mia një simbol i përkushtimit, trimërisë, mendjemprehtësisë së një komisari që vuri në dispozicion të shtetit të gjithë potencialin intelektual, profesional e shpirtëror. Ai mbetet në kujtesën tonë një shtetar i pakompromis ndaj së keqes, i sinqertë maksimalisht në arritjen e objektivave që i kish vënë vetes duke mos llogaritur për asnjë çast pasojat nga rreziqet për shkak të detyrës së ruajtjes së rendit. Ai ishte i pamëshirshà «m ndaj së keqes dhe një misionar i palëkundur në mbrojtje të së mirës. Por ai nuk arriti të parashikojë atë që mund të perifrazohet si më absurdja në një sistem normal demokratik, kur krimi të godet pas shpine dhe merr kurajë. Përfitoj nga rasti të vlerësoj punën e deritanishme të strukturave të Policisë dhe të Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve. Dëshiroj të vlerësoj e t’u shpreh mirënjohjen e thellë institucionale edhe familjarëve, të afërmve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe miqve të tij, që u bënë pjesë e rrugëtimit dhe suksesit të tij, për atë që Artani ofroi për dinjitetin e shtetit. Është detyra dhe përgjegjësia jonë individuale dhe institucionale, që krahas nderimit, vlerësimit e përkujtimit, të mos harrojmë jetën dhe veprën e tij si dhe të kolegëve që nuk janë më, të njerëzve me uniformë që shërbejnë e luftojnë njëzet e katër orë në ditë kundër së keqes. Shpirti i tij u prehtë në paqe teksa vepra e tij do të mbetet e paharruar edhe për brezat e ardhshëm të atyre që do të shërbejnë me devotshmëri e përkushtim në radhët e policisë.”, theksoi kreu i Shtetit shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht