LAJMI I FUNDIT:

Në Kiev, nis takimi i Zelenskyt me kryeministrat polak, çek dhe slloven

Në Kiev, nis takimi i Zelenskyt me kryeministrat polak, çek dhe slloven

Kryeministrat polak, slloven dhe çek tashmë kanë nisur takimin e paraparë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn në Kiev.

Tashmë është publikuar një video në rrjetet sociale të takimit mes Janez Janshas (Sllovenia), Petr Fialla (Çekia) dhe Mateusz Morawiecki (Polonia).

Presidenti ukrainas, Zelensky u takua me kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë. Ky është një gjest i rëndësishëm solidariteti dhe mbështetjeje nga liderët e huaj”, ka shkruar gazetarja bjelloruse, Hanna Liubakova. Kjo e fundit ka kohë që është distancuar nga veprimet e qeverisë së vendit të saj, duke kundërshtar agresionin rus në Ukrainë.


Theksojmë në takim është i pranishëm edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili i ka njoftuar mysafirët për gjendjen në Ukrainë.

Tre liderët evropianë – të cilët thanë se po përfaqësonin Këshillin Evropian në takimin e Kievit – udhëtuan për në kryeqytetin ukrainas me tren.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime edhe sot duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori