LAJMI I FUNDIT:

Nis shkolla në Shqipëri, 22,000 fëmijë fillojnë klasën e parë

Nis shkolla në Shqipëri, 22,000 fëmijë fillojnë klasën e parë

Nis sot viti i ri akademik para universitar në Shqipëri.

Janë rreth 450,000 nxënës, prej të cilëve 70,000 në kopshte, 280,000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100,000 në gjimnaze që këtë të hënë ulen në bankat e rreth 1,700 shkollave në të gjithë vendin.

Bashkë me nxënësit janë edhe rreth 23,000 mësues që rifillojnë procesin mësimor në shkollat e vendit. Për herë të parë, në institucionet arsimore do të ulen rreth 22,000 fëmijë, një pjesë prej të cilëve (për shkak të ndryshimeve të fundit) edhe pa mbushur 6 vjeç.


Risi e këtij viti arsimor është se fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë do të mësojnë me një abetare të përbashkët.

Ndryshe nga dy vitet e shkuara, nxënësit do të paraqiten në shkolla pa masat kundër Covid-19, por në institucione gjithsesi do të jenë të pranishëm dezinfektantët dhe termometrat për çfarëdolloj rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori