LAJMI I FUNDIT:

Shefi i UNMIK-ut, akuzon autoritetet e Kosovës për arrestimin e dy zyrtarëve të misionit të OKB-së

Shefi i UNMIK-ut, akuzon autoritetet e Kosovës për arrestimin e dy zyrtarëve të misionit të OKB-së

E plotësuar: Policia e Kosovës më 28 maj të këtij viti në aksionin e saj kishte arrestuar edhe dy zyrtarë të UNMIK-ut në Kosovë.

Në mesin e tyre ishte rusi Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, pasi kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte Njësia Speciale e Kosovës në veri.


Arrestimi i tij ishte pjesë e diskutimit të raportit të rregullt tremujor të KS të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë, i cili po mbahet sonte në Nju Jork.

Zahir Tanin, shef i UNMIK-ut, akuzoi autoritetet e Kosovës për arrestimin e dy zyrtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë.

Ai tha se sipas një hetimi të brendshëm të KB, të dy oficerët nuk ishin të lidhur me asnjë prej krimeve, dhe se ‘ata ishin arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që ata e identifikuan qartë veten si zyrtarë të UNMIK-ut’.

Daçiq në Nju Jork: Hiqeni taksën, nisim dialogun
Lexo po ashtu Daçiq në Nju Jork: Hiqeni taksën, nisim dialogun

“Ne gjithashtu kemi prova të përdorimit të tepërt të forcës,” tha shefi i UNMIK.

Tannin gjithashtu tha se Policia e Kosovës, pa autorizim, ndaloi një automjet të UNMIK-ut dhe arrestoi zyrtarë ndërsa ata ishin në detyrë zyrtare.

“Autoritetet e Kosovës duhet të hetojnë dhe t’i mbajnë përgjegjës autorët,” tha shefi i UNMIK, duke thënë se ai tashmë kishte diskutuar këtë me autoritetet e Prishtinës.

Ndryshe, Krasnoshchenkov më vonë ishte liruar dhe ishte larguar nga Kosova.

Ai u shpall person i padëshirueshëm, dhe kështu ai më nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

Vendimi ishte marrë më 31 maj të këtij viti, ndërkaq më herët për të ishte raportuar se paraprakisht ai kishte punuar për shërbimet sekrete të Rusisë.

Nis seanca e KS të OKB për Kosovën

Një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB ka nisur në Nju Jork. Kosova në këtë seancë përfaqësohet nga ambasadorja Vlora Çitaku, derisa pala serbe nga shefi i diplomacisë Ivica Daçiq.

Raporti i sekretarit të Përgjithshëm të KB për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 maj 2019 deri më 15 shtator të këtij viti është prezantuar nga shefi i këtij misioni Zanin Tanin.

Në raport përshëndeten përpjekjet që synojnë të sigurojnë përfshirje më të madhe të segmenteve më të gjera të shoqërisë në proceset politike në Kosovë, duke shtuar se veçanërisht inkurajoi gratë dhe të rinjtë që të përfshihen dhe të udhëheqin në qeverisjen demokratike të Kosovës.

Daçiq: Kurti nuk e njeh flamurin, Çitaku: Më kënaq që kolegu im nga Serbia mbron flamurin e Kosovës
Lexo po ashtu Daçiq: Kurti nuk e njeh flamurin, Çitaku: Më kënaq që kolegu im nga Serbia mbron flamurin e Kosovës

Tanin tha se ndërtimi i besimit në Kosovë kërkon forcimin e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të besueshëm, të pavarur dhe të paanshëm.

Ai po ashtu tha se sekretari i Përgjithshëm i KB mirëpriti përpjekjet për të siguruar që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të kenë të drejtën e kompensimit, por tha se procesi i kompensimit për viktimat nuk ishte plotësisht përfshirës.

“Guterres u bëri thirrje të gjithë aktorëve përkatës që të mbrojnë trashëgiminë fetare të Kosovës dhe të sigurojnë që vendet e adhurimit të jenë të sigurta, në mënyrë që të gjitha komunitetet të praktikojnë besimin e tyre në paqe”, thuhet në raport.

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin: Bashkësia ndërkombëtare pret që liderët e rinj të sigurojnë heqjen e pengesave për dialog
Lexo po ashtu Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin: Bashkësia ndërkombëtare pret që liderët e rinj të sigurojnë heqjen e pengesave për dialog

Ai gjithashtu u bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtarë që të vazhdojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të plotë në përpjekjet për të hetuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, të cilat ai i konsideroi thelbësore për të ardhmen paqësore të Kosovës.

Në raport, Guterres përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Grupit të Punës për Personat e Zhdukur si dhe ndryshimin e planifikuar në Ligjin për Personat e Zhdukur, duke thënë se sqarimi i fatit të të zhdukurve në Kosovë është thelbësor për arritjen e besimit afatgjatë.

Guterres tha se ishte i zhgënjyer nga kontributet e vogla në Fondin e KB për të mbështetur komunitetet ashkali, egjiptian dhe romë të prekur nga helmimi nga plumbi në Kosovë, dhe u bëri thirrje vendeve anëtare, aktorëve dhe organizatave të tjera që të kontribuojnë në këtë fond.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu shqetësim serioz për ndalimin e anëtarëve të UNMIK-ut më 28 maj dhe vazhdimin e procedurave gjyqësore kundër tyre nga autoritetet e Kosovës, nga të cilat ai kërkoi të sigurojnë respektimin e privilegjeve dhe imunitetit të anëtarëve të OKB-së.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori