Rrënimi i ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria” në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit ka nisur të premten. Sipas autoriteteve komunale kjo hapësirë do të shërbej për përmirësimin e infrastrukturës në qytet dhe lehtësimin e qarkullimit të përgjithshëm në trafik.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se ndërmarrja e këtij veprimi është pjesë e jetësimit të zotimeve që qeveria komunale i ka dhënë, bazuar në nevojat për realizimin e planeve për zhvillimin e qytetit.
“Me anë të rrënimit të këtij objekti, lirohet një hapësirë e madhe këtu, dhe pastaj hapet rruga për realizimin e projekteve tjera, që është mundësia e krijimit të një parkingu nëntokësor dhe të një ndërtese te oborri i “Shtëpisë së Bardhë”. Kësisoj krijohen mundësitë për zhvillim të biznesit, zbukurohet qyteti dhe largohet një objekt i vrazhdë, i cili nuk ka kontribuar në estetikën e qytetit. Qëllimi kryesor është krijimi i parakushteve për zhvillimin urbanistik të qytetit të Prizrenit”, ka thënë Totaj për Telegrafin.
Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka theksuar se rrënimi i kësaj ndërtese ka qenë kërkesë e kësaj drejtorie për funksionalizimin e rrugës “Adem Jashari”.
“Janë zhvilluar të gjitha procedurat për shpronësim. Është paguar 20 përqindëshi i detyrueshëm diku 140 mijë euro tek AKP-ja. Pas rrënimit, rruga “Adem Jashari” do të zgjerohet edhe me një korsi dhe do të funksionalizohet për qarkullimin më të mirë”, ka deklaruar Lamaj për Telegrafin.
Sipas tij, në afërsi do të ndërtohet edhe parkingu nëntokësor, sikurse edhe një rrethrrotullim.
“Do të krijohet një rrethrrotullim që do të mundësoj hyrjen dhe daljen nga parkingu nëntokësor, i cili do të ketë 300 vende. Në këtë rrethrrotulim do ta kemi edhe ikonën e qytetit respektivisht “Vrapuesja e Prizrenit””, ka thënë Lamaj.
Gjatë zhvillimit të punimeve për rrënimin e kësaj ndërtese, sipas njoftimit të Komunës do të bllokohen këto rrugë:
“- Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë, do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala (Edit Durham)”, ndërsa, në rrugën përskaj Shtëpisë së Bardhë do të ndryshohet kahja e lëvizjes;
– Rruga nga Bazhdarhane, prej rreth rrotullimit për në qytet do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga Ahmet Prishtina (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini” mund të shfrytëzohet edhe rruga Qazim Berisha);
– Rruga “Brahim Osmanaj”, do të jetë e bllokuar në fillim të kësaj rruge – do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ku, dalja nuk do të lejohet pasi do të jenë dy kahe për hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania