Ka filluar protesta e opozitës në Serbi, që po vlerësohet të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Aleanca për Serbinë, si organizatore e protestës, ka ftuar qytetarët nga e gjithë Serbia të marrin pjesë në protestë.
Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.
Protestuesit pritet të mblidhen para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar pastaj para Kuvendit të Serbisë, ka thënë kryetari i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës.
Përmes një fotografie në Instagram ai shihet duke biseduar në zyrën e tij me bashkëpunëtorët më të afërt.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Balsha Bozhoviq, ka thënë se që nga orët e hershme të mëngjesit forcat policore po mbajnë të rrethuar ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, raporton rel.
“Policia gjendet brenda ndërtesës së Kuvendit dhe nuk po lejojnë lëvizjen e lirë të deputetëve”, ka thënë Bozhoviq.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se policia ndodhet brenda ndërtesës për parandaluar “nëse dikush përpiqet ta djegë atë apo të vjedhë pikturat dhe mobiliet brenda saj, si dhe të mbrojë deputetët dhe punëtorët brenda ndërtesës”.
Në një postim tjetër në Twitter, ministri Stefanoviq tha se “nëse dikush tenton të sulmojë institucionet shtetërore siç bën me RTS, këtë nuk do të ia arrijnë”.
Muajin e kaluar, një grup protestuesit kishin hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik, RTS duke kërkuar që t’iu lejohet që të paraqesin kërkesat e tyre. Megjithatë, policia kishte arritur që t’i nxjerrë nga ndërtesa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë