LAJMI I FUNDIT:

Nis procesi gjyqësor kundër ish-policit, Derek Chauvin që dyshohet për vrasjen e George Floyd

Nis procesi gjyqësor kundër ish-policit, Derek Chauvin që dyshohet për vrasjen e George Floyd

Gjyqi i paralajmëruar prej kohësh ndaj ish-oficerit të policisë amerikane, Derek Chauvin, i cili mori pjesë në arrestimin e George Floydt në maj të vitit 2020, filloi sot në një gjykatë në Minneapolis me fjalët hyrëse të mbrojtjes dhe prokurorisë.

Chauvin, i cili mori pjesë në arrestimin e George Floyd në maj të vitit 2020 dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, u deklarua i pafajshëm më herët në gjyq për vdekjen e një afro-amerikan.


Mineapolisi ia paguan 27 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së të ndjerit George Floyd, afro-amerikanit që u mbyt nga një polic
Lexo po ashtu Mineapolisi ia paguan 27 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së të ndjerit George Floyd, afro-amerikanit që u mbyt nga një polic

Sipas CNN-së, nëse provohet se veprimet e Chauvin, të cilat akuzohen në gjykatë, çuan në vdekjen e George Floyd, këtij ish-oficeri i policisë mund të përballet me 40 vjet burg, transmeton Telegrafi.

Para fillimit të gjykimit, miqtë dhe familja e të ndjerit Floyd u mblodhën para gjykatës dhe avokati i familjes tha se të gjithë po kalonin një periudhë të vështirë, por që ata arritën në gjyqin e sotëm për drejtësinë përfundimtare, raporton cnn.

Prokurori gjithashtu deklaroi se një numër i oficerëve të policisë do të thirren gjatë procedurave për të dëshmuar në këtë rast, dhe se kalimtarët e rastit që ndodhën në vendin e ngjarjes atë ditë do të jenë të pranishëm në gjyq.

Avokati i Chauvin Eric Nelson theksoi në deklaratën e tij të parë se gjykata duhet të udhëhiqet nga arsyeja, jo nga emocionet në këtë çështje. Gjithashtu, Nelson tha se kjo çështje kërkonte leximin e disa mijëra dokumenteve. Avokati theksoi në hyrje se Chauvin e bëri punën e tij brenda juridiksionit që ai ka.

Lirohet polici që i shkaktoi vdekjen George Floydit, pagoi një milion dollarë si kaucion
Lexo po ashtu Lirohet polici që i shkaktoi vdekjen George Floydit, pagoi një milion dollarë si kaucion

Kujtojmë se pas arrestimit të afro-amerikanit, George Floyd, mjekët në Minneapolis e shpallën atë të vdekur, pas së cilës ata filluan të raportonin se ishin veprimet e oficerëve të policisë gjatë arrestimit që çuan në vdekjen e Floyd.

Pas publikimit të videos, protesta të shumta filluan për të drejtat e afrikano-amerikanëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, dhe protestat i dhanë lëvizjen “Black Lives Matter”, e cila përfundimisht fitoi gjithnjë e më shumë mbështetës në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori