LAJMI I FUNDIT:

Nis numërimi i 13 mijë e 500 fletëvotimeve të ardhura me postë

Nis numërimi i 13 mijë e 500 fletëvotimeve të ardhura me postë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 314 vendvotimeve, ndërsa sot ka filluar numërimi i votave më postë.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj.

Ahmeti tha se pas rinumërimit nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh i rezultateve. Rezultatet pas rinumërimit të 314 vendvotimeve mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.


“Procesi i rinumërimit është kompletuar mbrëmë diku rreth orës 22:00, procesi ka shkuar pak më ngadalë për shkak të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve në zgjedhje”, ka pohuar ai.

Ai tha se sot ka filluar procesi i numërimit të votave me postë.

Sot pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve
Lexo po ashtu Sot pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve

“Jemi në proces të numërimit. Numërimi i votave me postë besoj që do të përmbyllet nesër, dhe do t’i hapet rrugë numërimit të votave me kusht dhe të ndonjë rinumërimi eventual”, ka thënë ai.

Gjithashtu, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për Telegrafin se do të numërohen rreth 13 mijë e 500 fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

“Ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës. Vlerësimi, si proces, ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, në mënyrë që fletëvotimi të aprovohet ose refuzohet.  Kësisoj, gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijë 491 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar”, pohoi ai.

Elezi tregoi arsyet pse kanë refuzuar mbi 2 mijë votues.

“1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë; 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë dërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar).

Sipas rezultateve preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.50 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25 për qind të votave, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës ka marrë 11.57 për qind./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Kalo në kategori