LAJMI I FUNDIT:

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit në Hagë

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit në Hagë

E plotësuar: Ka përfunduar intervistimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Gjykatën Speciale në Hagë, që ka zgjatur rreth tri orë.

Vazhdon intervistimi i Kadri Veselit në Hagë


E plotësuar: Po vazhdon intervistimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Gjykatën Speciale në Hagë.

Për më shumë se dy orë Veseli së bashku me avokatin Ben Emmerson janë paraqitur para prokurorit të Dhomave të Specializuara.

Nis intervistimi i Kadri Veselit në Hagë

Ka filluar intervistimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

Veseli para nisjes për në Hagë, ka thënë se Gjykata Speciale është një sfidë përballë krimeve makabre serbe.

Ai para mediave ka thënë se është krenar që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, kishte thënë ai, përcjell Telegrafi.

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së
Lexo po ashtu Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Veseli ishte paraparë të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo siç kishin thënë nga zyra e Veselit, intervistimi ishte shtyrë për 10 dhjetor për shkaqe teknike. /Telegrafi/