LAJMI I FUNDIT:

​Përfundon seanca, dëshmitari i parë në rastin Gucati-Haradinajt do të dëgjohet më 18 tetor

​Përfundon seanca, dëshmitari i parë në rastin Gucati-Haradinajt do të dëgjohet më 18 tetor

E plotësuar: Ka përfunduar seanca e parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

ZPS-ja ka njoftuar se gjykimi do të vazhdoj më 18 tetor në orën 09:30, me dëshminë e dëshmitarit të parë.


Procesi i rregullt gjyqësor ka filluar sot me deklaratën hyrëse të ZPS-së, është lexuar aktakuza dhe është bërë deklarimi i të akuzuarve të cilët kanë thënë se janë të pafajshëm.

ZPS ka paraqitur pjesë nga video-konferencat e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, dhe pjesë të intervistave që kanë dhënë në emisione të ndryshme ku kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe kanë deklaruar që do të publikojnë çdo material që arrin në zyrat e tyre.

Sipas ZPS-së, deklarime të tilla dëshmojnë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm që po publikonin informacione konfidenciale. /Telegrafi/

—-

Prokurori Smith: Përpjekjet e Haradinajt dhe Gucatit për ta rrënuar këtë gjykatë kanë dështuar

E plotësuar: Prokurori i Specializuar, Jack Smith ka thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kishin për qëllim rrënimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se arsyeja pse kjo gjykatë është vendosur në Hagë, ka qenë sepse ka pasur atmosferë për kërcënimin e dëshmitarëve.

“Është realitet që kjo atmosferë ka qenë duke i penguar dëshmitarët që të bashkëpunojnë me këtë gjykatë. Përhapja në publik e dokumenteve konfidenciale përbënë krim”, ka thënë prokurori Smith.

Smith ka shtuar se të të akuzuarit akuzohen për publik të këtyre dokumenteve e jo për vjedhjen e tyre.

“Nëse kryen krime me qëllim ndërhyrje të dëshmitarit apo hakmarrje kanë për të rënduar dy akuza. Të akuzuarit me këto krime kanë shtyrë mediat e Kosovës që të publikojnë këto dokumente konfidenciale”, tha Smith.

Prokurori i Specializuar më tej shtoi se gjatë gjykimit do të paraqesin prova sesi Nasim Haradinaj ka kritikuar mediat që nuk i kanë publikuar këto prova.

“Sot i falënderoj gazetarët me etikë të Kosovës që nuk i publikuan këto materiale. Publiku, kjo gjykatë dhe të akuzuarit duhet ta dinë se përpjekjet për ta ndaluar këtë institucion kanë dështuar…Përpjekjet e tyre për të rrënuar këtë gjykatë dolën të pafrytshme”, tha Smith. /Telegrafi/

—-

Haradinaj e Gucati deklarohen të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta

E plotësuar: Ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë thënë se janë plotësisht të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit, gjykatësi i ka pyetur nëse kanë kuptuar aktakuzën dhe a e konfirmojnë deklaratën e tyre dhënë muaj më parë ku kanë hedhur poshtë akuzat.

“Jam plotësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Gucati, i cili kërkoi paraprakisht 2 minuta për të bërë një deklaratë, mirëpo gjykatësi nuk e lejoj.

Në anën tjetër, Nasim Haradinaj gjithashtu tha se është i pafajshëm. /Telegrafi/

—–

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, prokurori: Publikuan informacione konfidenciale

E plotësuar:  Seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj është ndërpre për shkak të problemeve teknike.

Ndërprerja e seancës ndodhi posa nisi leximi i aktakuzës.

Aktakuza e plotë ndaj Gucatit e Haradinajt
Lexo po ashtu Aktakuza e plotë ndaj Gucatit e Haradinajt

Prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, gjatë leximit të aktakuzës ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së.

Ai ka thënë se nga 7-25 shtator 2020 Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Faton Klinaku dhe Tomë Gashi shpërndanë në publik pa autorizim informacione konfidenciale, dhe inkurajuan edhe të tjerët të bëjnë shpërndarjen e këtyre informacione.

“Kjo sjellje tregon qartë edhe motivimin e tyre për të penguar dhe dëmtuar procedurat e Dhomave të Specializuara”, tha prokurori në fjalën e tij.

Prokurori i ZPS-së përmendi edhe deklaratat e Gucatit dhe Haradinajt ku tha se publikisht konfirmuan se u kanë dhënë kopje të dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë edhe përfaqësuesve të shtypit.

Seanca është planifikuar të përfundojë në orën 16:00, e me transmetim në Kosovë në orën 17:00. /Telegrafi/

—–

Nis gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Gucati e Haradinaj

Në Hagë ka nisur seanca e parë e gjykimit në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Të pranishëm në seancën gjyqësore janë Gucati dhe Haradinaj.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet “në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate”.

Gucati dhe Haradinaj kanë mohuar akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Seancën mund ta përcjellni live KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori