LAJMI I FUNDIT:

Nis gara e qëndrimit shtrirë në Mal të Zi – rekordin e mban një grua malazeze

Nis gara e qëndrimit shtrirë në Mal të Zi – rekordin e mban një grua malazeze

Garuesit shpresojnë të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar prej Dubravka Aleksiqit nga Podgorica, e cila u ngrit në këmbë pasi ishte shtrirë për 117 orë.

Gara e shtrirë, e cila e bën Malin e Zi unik në Evropë dhe organizohet për herë të 11-të në fshatin Brezna.

Konkursi mblodhi nëntë garues nga Nikshiqi, Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi, të cilët po luftojnë për çmimin prej 350 eurove.


Nga viti i kaluar, garuesit, të cilët shtrihen nën mbulesën e një panje njëqindvjeçare, kanë mundësinë të shkojnë në tualet çdo tetë orë, raporton vijesti.me.

Gara e sivjetshmë ka edhe një kuriozitet sepse disa garues vendosën të vijnë në Brezna dhe të flenë me familjarët e tyre.

Për çmimin garojnë Jelena Nikoliq nga Nikshiqi dhe djali i saj 19-vjeçar Milutin, përndryshe konkurrenti më i ri deri më tani. E ndërsa Jelena u regjistrua në konkursin për shoqërim dhe kënaqësi, Milutinin, i cili është në klasën e gjashtë, e tërhoqi ajri i pastër dhe çmimi. /Telegrafi/