Nis Festivali i Filmit në Gjakovë


Themeluesi i këtij festivali, Valdet Avdiu, ka thënë se me këtë festival po jetësohet një dëshirë e tij, e miqve dhe e adhuruesve të filmit.
“Po realizohet një ide mbi njëvjeçare. Në fillim kemi pasur frikë për shumë gjëra, për përkrahje të mjaftueshme. Por vetëm për një gjë nuk jemi frikuar fare, se në Gjakovë nuk ka njerëz që konsumojnë artin”, ka thënë ai, shkruan ‘Koha Ditore’.
Për pesë ditë do të kalojnë 80 filma të metrazhit të shkurtër. Dhjetë nga filmat ndërkombëtarë janë produksione franceze.
“Jemi të kënaqur që kemi mundur të mbështesim këtë festival, pasi kemi sjellë 10 filma”, ka thënë Alaxandrin Geraldine, përfaqësuese e Ambasadës së Francës në Kosovë. “Por nuk jemi vetëm, pasi së bashku me ne janë edhe Ambasada e Zvicrës dhe Aleanca franceze”.
Shfaqja e filmave garues nis të enjten prej orës 16:00 në kinemanë “Paolas Cino”, si dhe në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës. /Telegrafi/





































