LAJMI I FUNDIT:

Nikovski: 70% e ”Shqipërisë së Madhe” është realizuar

Nikovski: 70% e ”Shqipërisë së Madhe” është realizuar

Ish diplomati Risto Nikovski në emisionin ”Intervista” në TV Shenja ka folur edhe për projektin të shumëfolur ”Shqipëria e madhe”

Sipas Nikovskit, me pavarësinë e Kosovës, 70% e projektit të ”Shqipëisë së Madhe” është realizuar, e gjithë kjo falë ndihmës së SHBA-së.


“Para dhjetëra vitesh apo më shumë, pavarësia e Kosovës ishte e paparamendueshme. Ndodhi, edhe atë me bombardim të Serbisë dhe të Beogradit, që e bëri NATO-ja nën udhëheqje të Amerikës dhe, de fakto, me mëvetësinë e Kosovës, i ashtuquajturi projekti i madh shqiptar së paku 70% u realizua. Ju si shqiptarë mund të jeni të kënaqur me këtë. Keni partner pas jush, që ju shtyn përpara dhe tash, sërish me ndikim të drejtpërdrejtë amerikan, edhe në Maqedoni, në vitin 2001, ka dëshmi të mira për këtë, po bëhet një shqiptarizim i shtetit, me qëllim që të vihet në njëfarë federalizimi dhe ky është një hap i madh drejt bërjes së ”Shqipërisë së Madhe”, meqë se a ka kufij formalë midis Shqipërisë e Kosovës nuk është relevante aspak”, deklaroi Nikovski./Telegrafi/