LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Nevojiten zgjedhje urgjente

Nikollovski: Nevojiten zgjedhje urgjente

Pas prezantimit të programit dhe Qeverisë nga mandatari Kovaçevski, OBRM-PDUKM ka deklaruar se vendit i nevojiten zgjedhje urgjente për të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe energjetike.

Deputeti i kësaj partie, Aleksandar Nikollovski tha se Qeveria e re nuk është e re, por është Qeveri e vjetër e cila do të vazhdojë të veprojë pa vizion.


“Ne jemi këtu sepse ka dështuar e gjithë politika e premtuar e Zoran Zaevit, sepse populli e ndëshkoi ashpër politikën e tij, sidomos në zgjedhjet lokale. Të pranohej thirrja jonë që pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të ketë zgjedhje parlamentare tani do ti kishim të gjitha institucionet. Por nuk u ballafaquam me zgjedhe, por me kidnapim të deputetëve.

Kjo qeveri është me kuadro të vjetër dhe nuk mund të ofrojë politika të reja. Kjo është Qeveri që nuk ka koncept dhe vizion për të ardhmen e vendit”, deklaroi Nikollovski.

NIkollovski iu drejtua edhe partive të vogla që janë pjesë të qeverisë se qëndrojnë në këtë Qeveri ose sepse janë të nënçmuar ose sepse janë të kriminalizuar.

“Pse qëndroni në këtë Qeveri, ose sepse jeni të nënçmuara ose sepse jeni të kriminalizuara. Dilni vetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe do ta shihni se sa keni peshë tek opinioni”, ka deklaruar Nikollovski nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori