LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Zaev gënjeu në gjykatë

Nikolloski: Zaev gënjeu në gjykatë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së sot tha se kryeministri Zoran Zaev gënjeu në gjykatë dhe kjo është vepër penale.

“Ai gënjeu për shkak se tha se nuk ka ditur se e gjithë kryesia e LSDM-së me në krye sekretarin e atëhershëm të partisë, ish-zëvendëskryetaren e partisë, Radmilla Sheqerinska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kryetari i Karposhit, Stefan Bogoev dhe persona të tjerë kanë pasur takime me Boki 13. Domethënë të gjithë ata kanë pasur takime, vetëm Zoran Zaevi nuk e ka ditur. Kjo është gënjeshtra e parë që e tha”, deklaroi Nikolloski.


Sipas tij, gënjeshtra e dytë që e ka thënë Zaevi e që është kuptuar është se të gjitha vizitat në shtëpinë e Boki 13 dhe ato incizime që janë parë në fakt janë aktivitetet “derë në derë” të LSDM-së.

“Ashtu siç u përgjigj Zaev, ata kanë pasur aktivitete të votuesve dhe anëtarëve dhe mbështetësve duke shkuar derë në derë edhe Sheqerinska dhe Kiracovski edhe Filipç edhe Bogoev te dera e Jovanovskit i cili i ka pritur në shtëpi dhe rastësisht kanë dalë incizime nga atje”, tha Nikolloski.

Ai shtoi se gjëja e tretë që e ka kuptuar në gjykim sot është se në Maqedoni nuk janë zhvatur biznismenë nga krerët e LSDM-së por atyre u janë premtuar investime”, tha Nikolloski./Telegrafi/