LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Maqedonia mbron kufirin e jashtëm të Evropës pa qenë anëtare e BE

Nikolloski: Maqedonia mbron kufirin e jashtëm të Evropës pa qenë anëtare e BE
Aleksandar NIKOLOSKI, The former Yugoslav Republic of Macedonia Aleksandar NIKOLOSKI, Re´publique de Mace´doine

Aleksandar Nikollovski, deputeti i OBRM-PDUKM sot ka folur para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku është shqyrtuar Raporti për gjendjen me refugjatët në Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Evropa po ballafaqohet me një nga sfidat më të mëdha humanitare pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë njerëz ikin nga lufta dhe kryesisht nga Siria. Kjo është arsyeja pse neve na duhet qasje e përbashkët evropiane. Qasja e cila do t’u jap trajtim humanitar  këtyre njerëzve me fat të keq”, ka thënë deputeti Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, raporti në shumë vende është i njëanshëm dhe i pasaktë, ndërsa si shembull theksoi se shfrytëzohen fjalët si “realitet brutalë për Greqinë” apo “barrë jo proporcionale”, “për shkak vendit të Greqisë në hartën gjeografike”.


Duke informuar për sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë për shkak vendit të saj në hartën gjeografike tha se situata në Maqedoni është më shumë se specifike, duke pasur parasysh presionin me të cilin ballafaqohet nga emigrantet ilegal në kufirin jugor, që, theksoi është praktikisht kufij i jashtëm i Bashkimit Evropian.

“Kjo do të thotë se Maqedonia ballafaqohet me situatë krize e cila vjen nga një vend anëtar i Unioni, e cili gjithashtu është anëtarë i marrëveshjes së Shengenit. Më saktë, vendi fqinj i joni, Republika e Greqisë në mënyrë të organizuar, çdo ditë transportonte mijëra emigrantë në kufirin tonë, ka vazhduar Nikollovski.

Popullsia përgjithshme në Maqedoni, ka shtuar ai, numëron dy milionë qytetarë, Që ta ilustroj këtë pikë unë vetëm do të përmend se më 11 shtator, në vetëm një ditë, 10.400 emigrantë kanë hyrë në vendin tonë.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë tenton të sigurojë qasje humane të gjithë refugjatëve nga lufta dhe theksoi se nuk është e saktë ajo që thuhet në Raport se e kanë mbyllur kufirin.

“Këtu flukse të refugjatëve, kërkojnë rritje të bashkëpunim mes vende të Bashkimit Evropian,  dhe neve na duhet përgjegjësi e përbashkët evropiane dhe numër i konfirmuar bashkarish i emigrantëve të cilët përmenden dhe pranojnë nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Jo vetëm në Gjermania , por të gjitha vendet nga Bashkimi Evropian  duhet të tregojnë solidaritet, të bashkëngjiten në këtë fazë, të japin mbështetje në atë që Gjermani e bënë. Edhe vendet tjera anëtare të Bashkimit duhet të ndihmojnë” ka thënë Aleksandar Nikollovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori