LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: LSDM në Kongresin partiak do të merr vendimin përfundimtar për listën e deputetëve

Nikolloski: LSDM në Kongresin partiak do të merr vendimin përfundimtar për listën e deputetëve

Grupi punues në të cilin do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm nga fusha të ndryshme do të krijojë rang-listë të kandidatëve për deputetë nga radhët e LSDM-së.

Vendimi përfundimtar se cili nga partia do të jetë në listë të deputetëve do të merret në Kongresin e partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së, Ljupço Nikolovskit, aktivitetet në terren ndihmojnë në krijimin e programit për zgjedhjet e ardhshme.

“Që nga vera, realizuam 680 takime nëpër lagje dhe 400 vizita në terren”, tha mes tjerash Nikollovski./Telegrafi/