LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Duhet përmirësuar nami i Maqedonisë në BE, e jo të kemi përplasje politikanësh

Nikolloski: Duhet përmirësuar nami i Maqedonisë në BE, e jo të kemi përplasje politikanësh

Në lidhje me reagimet për emërimin e tij për ambasador dhe shef të misionit të Maqedonisë në BE, ka folur vetë Aleksandar Nikolloski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, të gjitha përgjigjet janë te Kushtetuta e Maqedonisë dhe te Ligji për punë të jashtme.


Ai thekson se prioriteti i lartë i Maqedonisë është përmirësimi i namit të saj në BE që do ta lehtësonte procesin integrues, nam që mund të përmirësohet vetëm me pajtim të gjërë politik dhe shoqëror, e jo me përplasje politikanësh.

Nikolloski shprehet se do t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe faktorët tjerë, si edhe shton se kjo është arsyeja se përse nuk u kandidua për deputet në zgjedhjet e dhjetorit, njiherit duke u tërhequr nga të gjitha funksionet partiake./Telegrafi/