Nikollë Nikprelaj befason fansen me nevoja të veçanta, përlot dasmorët (Video)

Nikollë Nikprelaj është këngëtarë mjaft i dashur për publikun shqiptar.
Ai ka fansa të të gjitha moshave dhe kjo u dëshmua edhe me një imazh të fundit.
Këngëtari ka befasuar një fanse me nevoja të veçanta në një dasmë familjare.
“Lulja është adhuruese e imja. Shiheni si reagon kur e merr vesh se unë do të performoj në këtë dasmë tek familjaret e saj. Në këtë moment disa nga mysafiret janë përlotur...!”, ka shkruar këngëtari në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, Nikprelaj është duke punuar në projekte të tjera muzikore. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































