LAJMI I FUNDIT:

Nikolla pret eurodeputetin Kovatchev: Integrimi evropian, çështje kombëtare

Nikolla pret eurodeputetin Kovatchev: Integrimi evropian, çështje kombëtare

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot europarlamentarin Andrey Kovatchev, zëdhënës i grupit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor.

Nikolla vlerësoi vëmendjen dhe mbështetjen e Partive Popullore Evropiane për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.


“Integrimi evropian është një çështje kombëtare, mbipartiake dhe për të kemi konsensus të plotë në Kuvend. Rreth një vit nga data e çeljes së negociatave dhe mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë po punojnë intensivisht për zhvillimin e negociatave, procesin e screening dhe po programojnë masat për arritjen e standardeve të BE-së”, tha Nikolla.

“Shqipëria po avancon me reformat integruese dhe zhvillimore dhe Kuvendi po rrit përgjegjësitë për garantimin e legjitimitetit demokratik të procesit të integrimit, bashkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitës, për t’i dhënë procesit karakter gjithëpërfshirës, nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë jopolitikë, si edhe duke forcuar kontrollin e përputhshmërisë së projektligjeve me acquis të BE-së, për të garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit. Anëtarësimi në BE vijon të gëzojë mbështetje mbarëpopullore, më shumë se në të gjitha vendet e tjera të rajonit”, nënvizoi Nikolla.

Europarlamentari Andrey Kovatchev falënderoi Kryetaren Nikolla për ekspozenë dhe kontributin e Kuvendit në procesin e integrimit dhe vuri në dukje se për shkak të rezultateve të dukshme, pas përfundimit me sukses të procesit të screening, Shqipëria meriton të fillojë menjëherë negociatat.

Kryetarja Nikolla dhe eurodeputeti Kovatchev biseduan edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe parlamentar mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori