LAJMI I FUNDIT:

Nikolla: Kroacia, mbështetje e vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Nikolla: Kroacia, mbështetje e vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla priti sot në një takim Ministrin e Drejtësisë dhe Administratës Publike të Kroacisë, Ivan Malenica, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla vlerësoi partneritetin strategjik midis Shqipërisë dhe Kroacisë, nënshkruar në 2018, dialogun intensiv politik dhe marrëdhëniet shumë të mira e miqësore me Kroacinë dhe nënvizoi se të dy vendet ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria i është mirënjohëse Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme të integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit”, tha ajo.


Nikolla e vuri theksin edhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis të dy vendeve, duke synuar që ky bashkëpunim të ngrihet në nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit politik.

Sipas saj, “Shqipëria mirëpret më shumë investime dhe projekte kroate në sektorë strategjikë, si energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia etj”.

Nikolla tha se “bashkëpunimi në fushën e drejtësisë është një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh dhe i shërben konsolidimit të sistemit si edhe kontributit të organeve të drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe mbështetjen e qeverisjes së mirë”.

Ajo tha se “Shqipëria dhe Kroacia bashkëpunojnë ngushtësisht edhe në çështjet rajonale dhe mbështetjen e rolit të Kosovës në rajon e më gjerë”.

Ministri Malenica vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe përgatitjen e magjistratëve, vlerësoi nevojën e ngritjes së bashkëpunimit ekonomik në nivelin e bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Kroacisë për integrimin evropian të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori