LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Francë

Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Francë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov me 27 dhe 28 tetor do të qëndroj për vizitë pune në Francë, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo është vizita e parë nga formimi i Qeverisë së re dhe po realizohet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut , në pritje të përcaktimit të Kornizës Negociuese, e cila duhet të përfshij elementet që dalin nga Meteodoligjia e re për negociatat e anëtarësimit, e iniciuar nga vet Franca.


“Gjatë kohës së vizitës dyditore në Republikën e Francës janë paraparë takime me: Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme Klemen Bon: kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Francës , Zhan Fransua Rapen; Izabel Dumon këshilltare diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë në kabinetin e presidentit Makron; Karolin Vino zëvendës i Sekretarit Gjeneral për Çështje Evropiane pranë Qeverisë së Francës dhe Liliana Tangi, deputete e Parlamentit nacional”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Nga atje shtojnë se në fokusin e bisedimeve do të jetë mbështetja e Francës në këtë fazë kyçe të euro-integrimeve tona – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në deri në fund të vitit; dinamika e miratimit të Kornizës Negociuese, kurse do të bisedohet edhe për progresin e Maqedonisë së Veriut të notuar në Raportin e Komisionit Evropian si dhe për prioritetet kyçe nga agjenda e BE-së në të cilat Qeveria do të jetë e fokusuar në periudhën e ardhshme./Telegrafi/