Nikolici dekoron ata që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës

Këto dekorata u jepen të gjitha figurave të mëdha, që sipas Nikolicit kanë promovuar kulturën serbe në botë, dhe mbi të gjitha kanë kërkuar disa të vërteta rreth ngjarjeve të historisë së re, transmeton portali serb “Blic”.
Do të marrin medalje dhe njerëzit të cilët u kanë treguar njerëzimit ndjenjat humane të popullit serb, veçanërisht, siç e kanë quajtur ata “në Kosovë dhe Metohi”, si dhe ata serbë që kanë luftuar për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.
Përveç 12 liderëve të ish-Bashkimit Sovjetik, çmime të rëndësishme kombëtare i është dhënë një shkrimtari austriak, Peter Handke, regjisorin rus Nikita Mikhalkov dhe një kompozitori grek, Mikis Teodorakis.
Presidenti Nikolic gjatë vitit 2012 ka dhënë 173 medalje, prej të cilave 170 medalje kanë shkuar për ushtrinë serbe. Gjatë vitit 2013 presidenti ka shpërndarë në total 120 dekorata./Telegrafi/




















































