Nicolas Sarkozy është nën hetime pasi dyshohet se ndikuar te dëshmitarët, duke i shtuar listës së gjatë të problemeve ligjore të ish-presidenti francez, e cila përfshin edhe financimin e paligjshëm të fushatës.
Pas 30 orësh marrje në pyetje për gati katër ditë, autoritet franceze vendosën se kishin arsye për të nisur një hetim të ri kundër Sarkozyt për manipulimin e dëshmitarëve dhe komplot për të shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë, raporton france24.
Çështja kundër Sarkozyt, ende një figurë me ndikim në politikën konservatore franceze, lidhet me akuzat se ai mori para nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi për të financuar një nga fushatat e tij zgjedhore, për të cilën ai do të dalë në gjyq në vitin 2025.
Një dëshmitar kyç në atë rast, biznesmeni franko-libanez, Ziad Takieddine, kishte pohuar se dorëzoi tre valixhe të mbushura me para, ku në total përbënin pesë milionë euro në vitet 2006 dhe 2007.
Por, në vitin 2020 Takieddine tërhoqi papritur deklaratën inkriminuese, duke ngritur dyshime se Sarkozy mund të ketë bërë presion mbi dëshmitarin për të ndryshuar mendje.
Politikani 68-vjeçar tashmë është dënuar dy herë për korrupsion dhe ndikim në çështje të veçanta që përfshijnë përpjekje për të ndikuar tek gjyqtarit dhe financimin të fushatës.
Sarkozy, i cili drejtoi Francën nga viti 2007 deri në 2012, ka apeluar kundër të dy vendimeve.
Të paktën nëntë persona të tjerë janë nën dyshimin se kanë marrë pjesë në komplotin e supozuar.
Përveç gjyqit të financimit nga Libia, që lidhet me fushatën zgjedhore të Sarkozyt në vitin 2007, ai është planifikuar të dalë në gjyq muajin e ardhshëm për shkelje të pretenduar të rregullave të financimit të fushatës gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, të cilën e humbi ndaj socialistit Francois Hollande. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'