Niclas Fullkrug i lindur në Hanover në vitin 1993 ka arritur famë të madhe ditëve të fundit, pasi u fut në minutën e fundit në listën Gjermanisë së Hansi Flick për Katar 2022.

Ai po zhvillon një sezon të mirë me Werder Bremenin dhe debutimi i tij me gol kundër Omanit (1-0), në miqësoren e fundit të 'Mannschaft', e ka treguar këtë gjë.


Kampionati Botëror Katar 2022 e kanë bërë atë njeriun në modë, pasi sipas një sondazhi të ‘Bild’, ai është favorit për të debutuar në formacionin startues kundër Japonisë me 53 për qind të votave.

germany v oman international friendly scaled 1

Fullkrug është në nivel të mirë në Bundeliga, pasi vetëm Chritopher Nkunku me 12 gola ia i kalon 10 golave të tij .

Kur ishte fëmijë thonë se në një sezon të vetëm ai shënoi 162 me TuS Ricklingen.

Ai bëri debutimin e tij në moshën 18-vjeçare në Werder, por kalimi në elitën e futbollit gjerman nuk ishte i duhuri në atë vit. Në fakt, katër lëndime serioze në të dy gjunjët (2013, 2015, 2018 dhe 2019) ishin gati të rrezikonin karrierën e tij.

63594721 605

Ai shkoi në huazim te Greuther Fürth (2013-14), pastaj në Nuremberg (2014-16) dhe Hannover (2016-19)... por si në shtëpi, nuk ka arritur të tregohet duku tjetër.

Ai u kthye në vitin 2019 në Werder dhe tani po lufton për t'u bërë golashënuesi më i mirë brenda një sezoni me këtë klub, duke ndjekur rekordmen si: Rudi Voller (23 gola/1982-83), Mario Basler (20 gola/1994-95), Ailton (28 gola/2003- 04) dhe Miroslav Klose (25 gola/2005-06).

Por kjo do të shihet pas Katarit, ku të kthehet.

Loja e parë dhe goli

Sic e cekëm edhe më lartë, Fullkrug,  shënoi gol ndaj Omanit, por kjo nuk e ka bërë të fluturojë.

“Më vjen mirë që munda të ndihmoj, por duhet të jem realist” , theksoi ai pas shënimit të golit të fitores.

Flick ishte i kënaqur me detajet që la në debutimin e tij në 'Mannschaft' sulmuesi shtatlartë: "Mund të ndjeni se me Fullkrug kishim më shumë prezencë përpara. Ne kishim disa raste dhe ai shënoi. Ai e meritoi. Duhet të jeni të kënaqur".

Stereotipi i tij si '9-sh' i zonës e bën atë të ndryshëm: ai është një fitues në zonë. Pothuajse të gjitha golat e tij vijnë me prekjen e parë.

"Ai ka një profil shumë interesant. Ai ka stilin e tij, është i shpejtë, ka 'instinkt' dhe është mjaft i kompletuar ", kishte thënë për sulmuesin i njohuri Miroslav Klose.

Ai e ka kthyer dhëmbin e munguar si shenjën dalluese

Niclas Fullkrugut i ka munguar një dhëmb që kur ka lindur, por asnjëherë nuk e ka zëvendësuar. Ne te kundërtën. Këtë ‘defekt’ e ka bërë markën e tij.

Fullkrug, si fëmijë, u përpoq të korrigjonte atë hapësirë të madhe ndërdhëmbore që i shfaqet sa herë që buzëqesh.

p0d6sqt1

"Ne e zgjeruam hendekun kështu që kishte hapësirë të mjaftueshme për të bërë një implant, por kur hendeku ishte mjaft i madh, unë isha një profesionist dhe të gjithë më njihnin ashtu".

"Njerëzit e shohin pozitivisht faktin që më mungon një dhëmb. Gruaja ime kur më takoi isha kështu dhe u mësua të më donte kështu si jam", ka thënë gjermani. /Telegrafi/

telegrafi sport app