Nice konfirmon marrëveshjen, Balotelli qëndron së paku edhe një sezon

Skuadra franceze, Nice ka njoftuar se italiani Mario Balotelli do të qëndrojë në klub, duke ia mbyllur përfundimisht derën Marseillet.
Sulmuesi italian nuk u paraqit në fillimin e stërvitjeve para-sezonale, megjithëse ai më vonë u bashkua me skuadrën, me agjentin Mino Raiola që ishte duke punuar rreth një lëvizje te Marseille.
Sot (e hënë), presidenti i Nice, Aiglons, ka thënë se situata ishte 'e komplikuar', por tanimë ka njoftuar se SuperMario po qëndron.
"Vendimi është bërë, Mario Balotelli ka vendosur të qëndrojë në OGC Nice", thuhet fillimit në njoftimin e Nice në Twitter.
"Reprezentuesi italian ka shprehur dëshirën e tij te drejtorët e Nice, do të ketë një sezon të tretë me ne".
"Marrëveshja u ratifikua nga të gjitha palët të hënën mbrëma".
























































