LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e Tokës: Rrëfimi për fotografinë që ndryshoi botën

Ngritja e Tokës: Rrëfimi për fotografinë që ndryshoi botën

Në vitin 1968, tre astronautë të NASA-s u bënë të parët njerëz që u sollën rreth orbitës së Hënës. Misioni Apollo 8 po ashtu bëri fotografi të Tokës nga hapësira, transmeton Telegrafi.

Pamjet që do të dërgohen në Tokë nga ky misioni, do të ndryshojnë përherë mënyrën se si e shohim veten. Sepse, imazhi ikonik ofroi një perspektiv që tejkalonte kufijtë kombëtar, politik dhe fetar.

Filmi dokumentar është realizuar nga National Geographic dhe është në vazhdën e dokumentarëve që afirmojnë besimin në shkencë, në hulumtime dhe në rrëfime si mënyra të duhura për të ndryshuar botën për të mirë.

Dokumentari është bërë nga Emmanuel Vaughan-Lee. Krahas xhirimeve të vjetra të nxjerra nga arkivat e që nuk janë transmetuar më parë, astronautët Frank Borman, James Lovell dhe William Anders reflektojnë këtu përvojat e tyre për të bukurën, frikën dhe madhështinë e Tokës kundrejt zymtësisë së hapësirës. . /Telegrafi/