LAJMI I FUNDIT:

Ngrica në mëngjes, pasdite intervale të shkurta me diell

Ngrica në mëngjes, pasdite intervale të shkurta me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Moti në Kosovë në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin normal të pjesëmarrësve në komunikacion, prandaj këshillohet për kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. /Telegrafi/