Një qen femër humbi jetën pasi një karotë rreth 30 centimetra e gjatë ishte futur dhunshëm në vaginën e saj, nga një person i panjohur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, rasti i ndodhur në Gulc Turqi, ka shkaktuar zemërim në këtë vend, pasi qeni femër, që ishte shtatzënë, vdiq në klinikën e veterinës.


Pronari i saj, Cetin Duyar, 47, e mori atë për trajtim pasi vërejti se kishte gjakderdhje dhe dhimbje pas sulmit.

Veterinari Ismail Demirçan i kishte hequr karotën dhe ishte dashur të ndërpriste shtatzëninë e saj gjatë operacionit.

Ajo u lejua të kthehet në shtëpi dhe kishte kontrolle të rregullta tek veterineri, por ajo kurrë nuk u shërua plotësisht dhe gjashtë javë pas operacionit ajo vdiq. /Telegrafi/

d1

d2