Zyrtarisht jemi vetëm një ditë larg nga shtatori dhe ngadalë duhet të përqafojmë disa ndryshime esenciale. Le të fillojmë me gardërobën!

Xhaketat, xhinset, këmishët, fustanet e gjatë do zënë vendin e veshjeve të lehta verore, e ngjyrat neutrale nga kameli deri tek grija dhe e zeza do të zëvendësojnë ngjyrat e ndezura!


Të paktën kështu keni menduar, nisur nga përvoja e viteve të shkuara, por vjeshta e 2019-s vjen më e guximshme se kurrë.

Një paletë ngjyrash e paparashikueshme u pa gjatë sfilatave të shtëpive më në zë të modës dhe kaq mjaftoi për të na nxitur! Jepini gjallëri gardërobës dhe frymëzohuni nga idetë që përmbledh Living më poshtë!

1 289

Pistakio, ngjyra e një nga frutave më të mira të thata, duket se do të na veshë këtë sezon nga koka te këmbët!

Nga sfilatat e Marc Jacobs e Jil Sander, deri tek profilet e vajzave që influencojnë modën, duket se kjo është një nga ngjyrat mbizotëruese të vjeshtës 2019!

2 133

Hijet e vjollcës

Nga pasteli i lehtë i livandës deri tek nuancat e forta të vjollcës, kjo ngjyrë do të jetë protagoniste, ndaj bëjini vend në gardërobë, në mënyrë që të jeni IN këtë sezon.

3 100

Portokalli

Markat si Carolina Herrera apo Staud rikthyen fuqishëm portokallien e ndezur dhe nuk e patën fare problem t’i vishnin modelet nga koka te këmbët me këtë ngjyrë! Nëse pamja përfundimtare është kaq e bukur, përse të mos guxojmë!

4 84

Roza e ndezur

Chanel, Valentino u larguan paksa nga ngjyrat e tokës këtë sezon, për të guxuar e për të na sjellë rozën e ndezur sikur vera të mos ketë përfunduar!

5 69

Ngjyrat neon janë prej disa kohësh në qendër të vëmendjes e kjo periudhë nuk i përjashton! /Telegrafi/