Shtimja është veshur me petkun e artë të vjeshtës dhe këtë bukuri natyrore e ka ndarë me qytetarët vetë kryetari i Komunës, Qemajl Aliu.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar disa fotografi të freskëta nga qyteti, ku duken qartë rrugicat e mbuluara me gjethe të verdha dhe pamja e qetë përgjatë lumit që përshkon qytetin, raporton Telegrafi.



“Mirëmëngjesi nga Shtimja jonë e bukur, me ngjyrat e arta të vjeshtës!”, ka shkruar Aliu krahas fotove që pasqyrojnë një atmosferë të qetë e mikpritëse – tipike për këtë stinë të vitit.

Pamjet tregojnë një Shtime të pastër, të gjelbër dhe të përkushtuar ndaj ruajtjes së ambientit. Qytetarët kanë mirëpritur këto imazhe, duke i komentuar me fjalë lavdëruese për natyrën dhe përkujdesjen komunale ndaj hapësirave publike.

Këto fotografi janë një kujtesë e bukurisë që ofron Shtimja në çdo stinë, por veçanërisht në vjeshtë, kur çdo rrugë dhe shëtitore shndërrohet në një tablo natyrore të mbushur me ngjyra të ngrohta dhe ndjenja qetësuese. /Telegrafi/