LAJMI I FUNDIT:

Ngjashmëria mes balerinës dhe bukurisë së luleve

Ngjashmëria mes balerinës dhe bukurisë së luleve

Nëse do të kërkohej të përcaktohej bukuria, këto foto do të ishin shembull i mirë i saj, pasi krahasojnë lëvizjet e një balerine me momentet e luleve që çelin.

Fotografja ruse Yulia Artemyeva lindi në Gorki të Rusisë në vitin 1983. U diplomua në Ekonomi në vitin 2006.

Në vitin 2010 u kualifikua në Fotografi Arti nga Akademia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Moskë. Veprat e saj janë ekspozuar në të gjithë Evropën, Amerikë e Azi.


Në fotot e mëposhtme, si me gjestet e balerinës ashtu edhe lulet që lulëzojnë, ajo tregon format e përsosura që krijon natyra të cilat arti mund t’i përsërisë më vonë. /Monitor/