Ngjarjet e 27 prillit: Sigurimi i Veljanoskit ka komunikuar me të akuzuarin Nikolla Mitrevski
Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, janë shikuar video-inçizime nga hapësirat e Kuvendit.
Nga kamerat të vendosura në korridorin e Kuvendit është parë se i akuzuari Goran Gjoshevski, ish-shef i sigurimit të kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Trajko Veljanoski, është përshëndetur dhe ka komunikuar me të akuzuarin Nikolla Mitrevski Koljo.
Nga inçizimet që ka publikuar Prokuroria është vërejtur se në orën 18:45 të akuzuarit Ivan Cvetanovski, Stefan Mlladenovski, Mlladen Dodevski, Nikolla Mitrevski, Mlladen Dodevski, Dejan Davidovski, Mitre Pitropovski, Mihail Mlladenovski, Igor Jug, Zaharie Dimovski, Ivan Mihajllovski dhe Goranço Angellovski, një pjesë prej të cilëve kanë qenë me maska, disa herë kanë shkuar në sallë dhe janë kthyer në korridor prej ku kanë hyrë një grup i madh i qytetarëve.
Nga inçizimet shihet qartë se disa nga të akuzuarit ju tregojnë drejtimin për sallën e konferencave protestuesve, vendi ku u sulmuan deputetët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251