Angel Di Maria nuk do ta harrojë kurrë natën e 14 marsit dhe ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes.

Sulmuesi argjentinas ditë më parë vazhdoi kontratën me Parisin edhe për një vit tjetër, por atij i ka ndodhur një ngjarje e rëndë.


Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur argjentinasi u zëvendësua dhe krejt kjo erdhi pasi një gjë të tillë drejtori sportiv ia kërkoi trajnerit Pochettino.

Screenshot 1 83

Leonardo ishte njoftuar nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët sa po zhvillohej ndeshja PSG - Nantes (1-2).

Të armoatosur deri në dhëmbë, hajdutët përveç që kanë marrë gjëra të çmuara nga shtëpia e argjentinasit ata kanë kindapuar edhe gruan e tij dhe dy vajzat.

angel di maria tuvo que dejar el campo enterarse del robo que sufrio su familia

Menjëherë pasi ka lëshuar fushën, Di Maria është takuar me trajnerin Pochettino dhe drejtorin sportiv Leonardo të cilët i kanë shpjeguar ngjarjën që i ka ndodhur në shtëpi.

Mediat franceze kanë raprotuar se me ngjarjen po merret policia, derisa deri më tani Di Maria ende nuk është bashkuar me gruan dhe vajzat e tij të cilat janë të kindapuara.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistët janë cak i hajdutëve. /Telegrafi/

16157591078632

telegrafi sport app