LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Pogradec, gjendet e pa jetë 12-vjeçarja

Ngjarje e rëndë në Pogradec, gjendet e pa jetë 12-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë të Pogradecit. Policia njofton se një 12-vjeçare është gjetur e pajetë në një kasolle në afërsi të banesës.

Dyshohet se e mitura është vetëvarur.


Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/