LAJMI I FUNDIT:

Ngërçi parlamentar, PDK përmend si opsion zgjedhjet e reja për zgjidhjen e kësaj situate

Ngërçi parlamentar, PDK përmend si opsion zgjedhjet e reja për zgjidhjen e kësaj situate

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend.

Kështu u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri para mediave, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së miri me zgjedhje të reja. Meqenëse kemi hyrë në një krizë të një pas njëshme të Kuvendit, dhe po shihet se kjo mazhorancë është në një krizë të thellë. Pas 14 nëntorit pe shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë e as me qenë prezent në Kuvend, e keni parë që mungojnë ministrat e deputetët”, ka thënë Tahiri.


Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, opozita thotë se mazhoranca ka hyrë në një krizë
Lexo po ashtu Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, opozita thotë se mazhoranca ka hyrë në një krizë

Ai ka shtuar se kjo mazhorancë i ka dy drejtime ose të kthej mandatin te populli ose të qeverisë vendin.

“Këta janë duke abstenuar realisht, çdo gjë në vend është bllokuar. Ne i bëjmë thirrje pikërisht kësaj mazhorance që e kanë marrë mandatin nga populli me qeverisë, që të kthehen dhe të jenë më të përgjegjshëm në raport me mandatin që kanë marrë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekonomi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
Kalo në kategori