Manchester Unitedi heziton t'ia paguajë 200.000 funte (232.660 euro) në javë Ander Herreras me kontratën e re.

29-vjeçari është në bisedime me klubin anglez për rinovimin e kontratës, mirëpo The Mirror raporton se bisedimet kanë ngecur.


AnderHerrera 2 PSG kërkon shërbimet e Herreras (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mesfushorit spanjoll i skadon kontrata në fund të sezonit, ashtu që Djajtë e Kuq mund ta humbin me parametrat zero.

Në ndërkohë, Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për shërbimet e Herreras, por Unitedi nuk e konsideron si presion për t'u ngutur në vazhdimin e kontratës.

Lojtari shpreson që ta shfrytëzojë interesimin e kampionit francez për një marrëveshje më fitimprurëse në Old Trafford, megjithëse tash për tash klubi nga Mançesteri refuzon t'ia plotësojë kërkesat. /Telegrafi/

telegrafi sport app