LAJMI I FUNDIT:

Ngatërron burrin me drerin, gjuetari norvegjez e qëllon me snajper – shpëton mrekullisht (Video)

Ngatërron burrin me drerin, gjuetari norvegjez e qëllon me snajper – shpëton mrekullisht (Video)

Një gjuetar që aksidentalisht kishte qëlluar një burrë në orët e para të mëngjesit që kishte dalë për të vrapuar pasi e kishte ngatërruar me drerin, po akuzohet për tentim vrasje në Suedi.

48-vjeçari emri i të cilit nuk është zbuluar, ka deklaruar në polici se kishte qëlluar aksidentalisht me snajper Olle Rosdahl, 75-vjeç, në qytezën Klippan në pjesën jugore të Suedisë, transmeton Telegrafi.

Por ,autoritet që e kanë publikuar videon që është filmuar përmes kamerës së vendosur në dylbinë e pushkës, thonë se cak i sulmit ishte njeriu kur u qëllua nga 180 metra largësi në nëntor të vitit të kaluar.


Ndërkaq Rosdahl që ishte zgjuar herët në mëngjes për të vrapuar në afërsi të shtëpisë së tij, ka deklaruar se kishte dëgjuar të shtënën nga pushka dhe në një moment ishte rrëzuar në tokë.

“Po të kishte shkuar plumbi vetëm dy centimetra më lart sigurisht se sot nuk do të isha gjallë”, ka deklaruar Rosdahl.

Megjithatë ai ishte dërguar me urgjencë në spital nga banorët e lagjes që e gjetën të përgjakur në tokë. Me të pranuar në spital, është konstatuar që organet vitale nuk ia kishte prekur plumbi.

E gjuetari nga Norvegjia që kishte vizituar Suedinë me të vetmin qëllim që të del në gjah për drerët dhe dhelprat, insiston se e shtëna ishte bërë aksidentalisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori