LAJMI I FUNDIT:

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Obiliq, arrestohet i dyshuari

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Obiliq, arrestohet i dyshuari
Foto: Arkiv

Një vajzë e mitur në Obiliq ka qenë cak i ngacmimeve seksuale nga një i dyshuar.

Rastin në polici e ka paraqitur nëna e viktimës.


“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të moshës së mitur , viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/