LAJMI I FUNDIT:

Nga zero deri në 100 km/h, për 5.3 sekonda (Video)

Nga zero deri në 100 km/h, për 5.3 sekonda (Video)

Modeli F- 150 Raptor që lansohet gjatë vitit të ardhshëm, është i destinuar për terrene të vështira, mot jo të mirë dhe për bartjen e mallrave në pjesën e pasme.

Por, nuk duhet befasuar nëse shihet kjo makinë nëpër pista të ndryshme të garave, transmeton Telegrafi.


Gjatë prezantimit të këtij Fordi, është bërë e ditur se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.3-sekonda, që del të jetë një kohë shumë e shkurtër.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ia del që për 14.1-sekonda ta përshkojë një të katërtën e miljes. /Telegrafi/