Kjo javë e nxehtë e verës ishte e mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme, sidomos në institucionin legjislativ të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës këtë javë ka hapur dyert për të gjithë mërgimtarët që kanë pasur dëshirë ta shohin nga afër këtë institucion.


Por, po gjatë javës pavarësisht që Kuvendi u hap për mërgimtarë, administrata e Kuvendit vendosi një shirit ku ua kufizonte hapësirën medieve për të kryer punën e tyre.

dita e dyte Kuvendi i Kosoves Bashkatdhetaret ne Kuvend foto Ridvan Slivova 15

Mërgimtarët gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Kuvendi i Kosoves Bashkatdhetaret ne Kuvend foto Ridvan Slivova 8

Një mërgimtar i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit /Foto: Ridvan Slivova/

dita e dyte Kuvendi i Kosoves Bashkatdhetaret ne Kuvend foto Ridvan Slivova 10

Mërgimtarët gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

dita e dyte Kuvendi i Kosoves Bashkatdhetaret ne Kuvend foto Ridvan Slivova 1 1 Mërgimtarët gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

E Kuvendi i Kosovës para mbylljes së sesionit pranveror vendosi një shirit kufizues tek hapësira për mediet duke ia pamundësuar gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve të kryejnë punën e tyre. Kjo bëri që mediet ta bojkotojnë seancën e së enjtes.

Veshtersite e mediave ne seancat e Kuvendit te Kosoves foto Ridvan Slivova 10 Ballkoni i Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Kufizimet per media ne seancat e Kuvendit te Kosoves foto Ridvan Slivova 3 Kufizimi i hapësirës për media në ballkonin e Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Mirëpo, të premten deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi i hoqën shiritat kufizuese për mediet.

Ganimete Musliu e Arjana Shoshi heqin Kufizimet per media ne seancat e Kuvendit te Kosoves foto Ridvan Slivova 6 Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke hequr shiritin kufizues të hapësirës në ballkonin e Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Ganimete Musliu e Arjana Shoshi heqin Kufizimet per media ne seancat e Kuvendit te Kosoves foto Ridvan Slivova 9 Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke hequr shiritin kufizues të hapësirës në ballkonin e Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/